15 Korriku është data kur të gjithë drejtorët komunal do ti dorëzojnë raportin e punës kryetarit Selmanaj ,dhe planifikimin për 6 mujorin që sapo kemi hy .
Kështu është thënë sot në takimin e mbajtur më drejtorë dhe kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj,nënkryetarin z.Sami Cacaj, kryesuesin z.Jashar Dobraj .
Selmanaj ,gjatë këtij takimi tha se jam i kënaqur më punën dhe përkushtimin e drejtorëve kjo më vet faktin se ka projekte të shumta të cilat tashmë janë përfunduar dhe një numër i madh i projekteve qoftë investime komunale apo nga donator të ndryshëm të cilët presin të nisin brenda këtij viti.