Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj , drejtorin e Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni dhe drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj kanë pritur në takim drejoreshën CDF zonjën/ Nermin Mahmuti dhe menagjerin e projektit Gramen Taraku –projekt menaxher .
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i kryetarit të komunës më të arriturat e deritashëm të projektit për Rrjetin e shtegut te ecjeve dhe biçiklizmit projekt ky që ka nisur ketë vit dhe do të përfundoi në Qershor të vitit 2017 edhe ne komunën e Deçanit .
Objektivat kryesorë të këtij projekti në komunën e Deçanit janë promovimi i turizmit të qëndrueshëm natyrorë , tradicional dhe kulturë të rajonit .
Më konkretisht ky projekt për komunë e Deçanit parasheh zhvillimin e shtigjeve për ecje deri ne 60 km dhe çiklizmit deri ne 117 km.
Në ketë projekt shtegu i ecjes përfshin bjeshkën e Milishevcit , bjeshkën e Deçanit , kalon në Junik , ndërsa për çiklizëm Deçan –Isniq –Irzniq dhe kalon në pjesën e Junikut .Vlen të ceket se në të gjitha këto shtigje të behet edhe she njëzimi nga persona të cilët tashmë janë edhe të trajnuar .
Projekti në fjalë është i një rëndësie të veçante sepse ngritë vetëdijen për përfitime ekonomike , mjedisore dhe sociale të shtigjeve ne distanca të gjata ,ngritja e aktiviteteve dhe konkurrencës se ofertës turistike në Bjeshkët e Nemuna u tha nga të pranishmit ë këtij takimi .