Kryetari Selmanaj, merrë lëvdata nga qytetarët në Debatin Publik bazuar në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenit 40 të Statutit të Komunës së Deçanit. sot është mbajte debat publik më qytetarët e komunës së Deçanit, ku i pranishëm ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj,me bashkëpunëtorë , asambleistët dhe qytetarë. Në këtë debat të hapur për qytetarët, kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, në retrospektivë bëri një përshkrim të punëve të cilat janë përfunduar brenda këtij VI-të, mujori dhe ato të cilat janë në implementim dhe prioritet për këtë vit. Kryetari Selmanaj, tha se në mandatin e parë që lash pas nuk e kam menduar se do arrij të trefishoi investimet në komunën e Deçanit, dhe të investoi në vlerë 25 milion €, duke marrë parasysh buxhetin e varfër qe ka komuna e Deçanit, e me ketë rast falënderoj publikisht Qeverinë e Kosovës poshtu edhe donatorët. Edhe brenda këtij mandati do të këtë investime të shumta, nuk do mbetet asnjë rrugë pa u përfunduar , problemi i ujit të pijes do të zgjidhet përfundimisht , problemi i ujërave të zeza , infrastruktura shkollore dhe shumë investime tjera . Llogaris që vetëm brenda këtij viti, në komunën e Deçanit, do të ketë investime mbi 6 milion, e këto janë investime që shihen dhe preken çdo ditë nga qytetarët duke përmendur disa nga to si: Projektet e realizuara , në realizim dhe proceduar të prokurimit: Rrugë të ndertuara: 1. Rruga e Nitaj Voksh 2. Rruga Beqir Loshi dhe Sheshi ,,Rrustem Bruqi’’ ne Isniq 3. Rruga e Ramosaj në Carrabreg 4. Rruga e Tolaj në Prilep 5. Rruga , kanalizimi dhe kanali i ujitjes në Gramaqel 6. Rruga e Demukaj në Deçan 7. Rruga Lumbardh-Broliq 8. Rruga ,, Sadik Tetaj’’ në Llukë të Ulët Rrugë në ndërtim: 1. Rruga Deçan-Llukë e Epërme –Llukë e Ulët dhe ndërtimi i urës mbi lumin Lumbardh, që lidh fshatrat Isniq-LLukë, 2. Rruga Pozhar-Dashinoc, Rrugët e kontraktuara: 1. Tri rrugë lokale në fshatin Gllogjan, 2.Rruga Baballoq-Dubravë, 3. Rruga në fshatin Ratish , 4.Rruga Deçan-Plavë, Projekte tjera: 1. Vazhdimi i ujësjellësit për 10-të fshatra,, 2. Vazhdimi i kanalizimit , 3. Objekti i Zjarrfikësve , 4. Rregullimi i Pallatit të Kulturës ,,Berit Becker’’ në Isniq, 5. Asfaltimi i fushës sportive në shkollën e fshatit Pobërgj, 6. Asfaltimi i fushes sportive në shkollën e Vokshit, 7. Asfaltimi i fushes sportive në shkollën e Dubovikut, 8. Palestra sportive ne SH.F.M.U,,Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan, 9. Palestra sportive në,, Irzniq’’, 10. Rregullimi i Kompleksit Memorial në Strellc , 11. Ndërtimi i sheshit ,,Ismet Ukaj’’ Strellc , 12. Ndërtimi i kanalit të ujitjes në Isniq, 13. Ndërtimi i kanalit të ujitjes në Strellc, 14. Renovimi i zyrave për kadastër , 15. Kompleksi memorial në Dubovik, 16. Stadioni i qytetit etj, Projektet ne Vazhdim 1. Ndërtimi i shkollës Fillore në Isniq 2. Ndërtimi i shkollës fillore në Rastavic 3. Palestra e qytetit Pas këtij përshkrimi kryetarit Selmanaj , kryesuesi i kuvendit z.Jashar Dobraj, kërkoi nga qytetarët që të parashtrojnë pyetjet dhe kërkesat e tyre për kryetarin , stafin e tij dhe asambleistët . Kishte pyetje nga qytetarët të cilët ishin të pranishëm në këtë debat kryesisht për rrugët të shkurtra në brendi të fshatrave,rregullim të varrezave, trotuare në fshatra ,sallë leximi për studentët gjatë tre muajve të verës ,kanalet e ujitjes etj . Për të gjitha pyetjet e parashtruara janë dhënë edhe përgjigjet e duhura nga i pari i komunës lidhur më realizimin e kërkesave të tyre . Në këtë debat le për të dëshiruar pjesëmarrja e qytetarëve dhe interesimi për projektet nga vendet që ata vinë. disa sekonda më parë