Në sallen e Asamblesë komunale në Deçan,është bërë promovimi i librit “Ashti i Kombit” i autorit Azgan Haklaj.
Të pranishëm në këtë promovim libri ishin kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,deputetja njeherit kryetare e LSHK-së znj.Flora Brovina, kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi , poet , njerëz të pendes dhe dijes , dashamirë të fjalës së shkruar nga të gjitha viset shqiptare .
Ky është manifestimi i trete letrarë trekufitar "Muzat e Alpeve", i Shoqates Rajonale të Shkrimtarëve "Teuta", e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, e cila u themelua ne vitin 2013, me qellim të promovimit të vlerave të mirefillta letrare, të kembimit nderkufitar dhe të perafrimit të popujve dhe bashkepunimit nderkufitar, sepse eshte shpirti i shkrimtarit i cili shtrin ura dhe tejkalon barriera të cfaredolloji qofshin ato.
Duke e përshendetur këtë event kulturorë kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se jem ketu bashkë në këtë promovim libri , në këtë aktivitet kulturor për ti dhënë shpirtë kulturës dhe dijes , për ti mbeshtetuar ata të cilët për brezat e ardhshëm lënë dokumente dhe libra të shkruar andaj ju falenderojmë që keni perzgjedhur Deçanin të jemi bashkë në këtë promovim libri të z.Azgan Haklaj.
Për librin kanë folur edhe recenzent dhe poet si z.Ali Geci,z.Lulzim Logu,z.Guxim Alimani, e të tjerë ndersa janë recituar edhe poezi nga poetet z.Ali Sylaj , z.Isa Brjaqori,z.Ali Popaj,si dhe aktori z.Rrustem Latifi.
Edhe vet autori i librit z.Azgan Haklaj, tha se jam këtu në Deçanin heroik , në Deçanin e trimave për të promovuar librin , për ti dhënë frymë dhe jetë librit tim tek Deçani i tradites dhe kultures , i jam falenderues ndaj kryetarit të komunës për mbeshtetjen dhe juve në sallë për praninë në këtë promovim thanë nder të tjera Haklaj.
Vlen të ceket se Shoqata ,,Teuta’’ në shenje mirnjohje për mbeshtetje të manifestimit letrar nderkufitar,, Muza e Apaleve’’ 2015 kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj e nderon me mirnjohje të veqantë.Mirënjohjen e ndau
kryetarja e lidhjes e shkrimtarve të Kosovar deputetja znj .Flora Brovina.
Ky event kulturorë I cili ka nisur më 8 Shtator në Rozhajë , do të përmbyllet më 10 Shtator në Bajram Curr ku do ndahet edhe çmimi për shkrimtarin e shquar z.Ramiz Kelmendi. "Hera tretë që ndajmë një çmim të ngjashëm, fillimisht është nderuar Jevrem Berkoviq, pastaj Dritëro Agolli" ka njoftuar gazetarja dhe poetja Ajete Beqiraj.