Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, dhe Drejtori I DKRS-së z.Faik Doda, i kanë ndarë Mirënjohje z.Ali Bojku, në shenjë respekti e mirënjohje për sukseset madhore në lëmin e sportit përkatësisht Bodybuildingut dhe fitnesit, me theks të veçantë, suksesin e fundit në garat e nivelit botëror në këtë disiplinë, organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit (International Bodybuilding Fitness Federation), mbajtur në Koper të Sllovenisë, më 23 Qershor 2013, ku zuri vendin e dytë!
Selmanaj gjatë ndarjes së kësaj mirënjohje tha se është kënaqësi e veçantë që ta pres një sportist siç është z.Ali Bojuku,ne si komunë më mundësit tona duhet të mbështesim sportin ndërsa vitin e ardhshëm do të ndajmë mjete edhe më të mëdha për mbështetjen e sportit në komunën tonë sepse sporti është Ambasador i një vendi .
Për mua si i pari i komunës të nderoi më mirënjohje një sportist si Aliu, është krenari , por nuk është rastësi sepse Deçani ka sportist të cilët përfaqësojnë vendin kudo në gara të ndryshme dhe ne vende të ndryshme tha kryetari Selmanaj gjatë këtij takimi.
E në anën tjetër edhe badybillderi z.Ali Bojku , duke e falënderuar kryetarin për pritjen dhe nderimin që i bën ndër të tjera tha se nuk është hera e parë që merë mirënjohje nga kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , por edhe një mbështetje sado të vogël por asniherë nuk jamë përkrahë nga Ministria më ndonjë donacion edhe pse që nga viti 2000 e deri më tani kamë përfaqësu Kosovën në vende të ndryshme, duke mos harru të përmend që në vitin 2011 ,kur ë është shpallë edhe kampion Kosovës në badibillding në kategorinë e mesme . Bojku në fund tha se unë nuk do të ndalem edhe në të ardhmen do të punoi që të sjelle rezultate te reja për vendin time .