Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ka pritur në takim një delegacion nga komuna e Ulqinit z.Haxhi Sylejmani Sekretar i Partisë Demokratike, z.Amir Mehmetaj – Anëtar i kryesisë ,z.Milazim Mustafa – Anëtar i kryesisë dhe z.Beqir Sela- Zyrtar Komunal.
Gjatë këtij takimi miqësorë është diskutuar për një bashkëpunim në mes të komunës së Deçanit dhe komunës së Ulqinit, ku më ftesë të kryetarit të Ulqinit z.Fatmir Gjeka , një delegacion nga komuna e Deçanit së shpejti do të vizitoi komunën e Ulqinit, në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin mes këtyre dy komunave në aspektin e turizmit , trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit ekonomit.