Drejtori menaxhues i “Kosovo Çalik Limak Energy”, Vedi Yesilkiliç sot ka qëndruar në Deçan, ku është pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj
. Në këtë takim Vedi Yesilkiliç, e njoftoj kryetarin Selmanaj për synimet e kësaj kompanie,si dhe për investimet që do ti bëjnë në periudha të caktuara. Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj , duke i uruar kompanisë” Kosovo Çalik Limak Energy” për fillimin e menaxhimit në Kosovë, e vuri në pah edhe investimin që prej 55 milion eurove që është duke e bërë në Deçan kompania KELAG nga Austria “ Me siguri se jeni të njoftuar se në Deçan janë duke u ndërtuar tri hidrocentrale nga kompania Austriake “KELAG”, procesi i ndërtimit është duke ecur me intensitetin e duhur. Unë shpresoj se pas përfundimit ju me kompaninë ndërtuese do të arrini marrëveshje për menaxhim. Duke ju uruar ju për menaxhim, kërkoj në emër të qytetarëve të Komunës së Deçanit, që furnizimi të jetë i kënaqshëm, 24 me 0” tha Selmanaj. Kryetari i Komunës edhe ne takimin e par që pati me Kryeshefin e “Kosovo Çalik Limak Energy”, Vedi Yesilkiliç, u interesua për çështjen e 16 punëtorëve të nën distriktit të Deçanit të cilët para një viti janë suspenduar nga puna “ Problemi i këtyre punëtorëve kërkoj të zgjidhet, dhe unë vazhdoj të këmbëngul se ky problem ka vetëm një zgjidhje, rikthimin në vendet e punës të këtyre punëtorëve. Me lejoni t’iu informoj se këta 16 punëtor janë anëtarë të familjeve të dëshmorëve, por janë edhe kryefamiljarë. Unë dua të besoj se ata do të kthehen në punë, sepse janë larguar me teke të njerëzve në krye të KEK-ut, këtë e ka dëshmuar edhe vendimi i gjykatës, që ka qenë në favor të punëtorëve.” Tha Selmanaj. Ndërkaq kryeshefi i “Kosovo Çalik Limak Energy”, Vedi Yesilkiliç, i tha kryetarit Selmanaj, se që nga marrja e përgjegjësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk kemi marrë ndonjë listë me këta emra. Edhe ne jemi të interesuar që ta zgjidhim këtë problem, kemi respekt për luftën e juaj, dhe për familjet e dëshmorëve, por unë ju garantoj se nuk kemi mare asnjë listë me këta emra.” tha Vedi Yesilkili.
Kryetari Selmanaj i dha përgjigjen e shkurt, se problemi zgjidhet vetëm atëherë kur punëtoret rikthehen në vendet e tyre të punës.