Koloneli Ascenzo Tocci, i cili në 6 muajt e fundit ka udhëhequr me Brigadën Shumëkombëshe Perëndim, para largimit të tij ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, në këtë takim Koloneli Tocci prezantoj edhe pasardhësin e tij Kolonelin Perpaolo Giacomini Tiveron.
Col. Ascenzo Tocci, tha gjatë këtij takimi se gjatë shërbimit të tij në këtë zonë, marrëdhëniet me Komunën e Deçanit, kanë qenë të shkëlqyera, në veçanti me Kryetarin Selmanaj “ Unë personalisht jam tejet i kënaqur me marrëdhëniet e ndërtuara mes meje si udhëheqës i Brigadës Shumëkombëshe Perëndim dhe Kryetarit Selmanaj, me lejoni që t’iu shpreh falënderimet e sinqerta ju dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit , që keni kontribuar për një situatë tejet të qëndrueshme të sigurisë gjatë kësaj periudhe. Edhe në ditët kur qytetarët kanë protestuar rreth çështjes së pronave, këto protesta kanë qenë tejet të qeta dhe mjaft demokratike. Unë po largohem nga ky vend duke bartur kujtime me të mira prej një udhëheqësi ushtarakë, uroj se ashtu siç unë kam kaluar këtë periudhë ta ketë edhe pasardhësi im Col.Perpaolo Giacomini Tiveron” tha me këtë rast Col.Tocci. Kurse kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe punën që Col.Tocci ka bërë në 6 muajt e fundit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në regjionin e perëndimit, tha se do të vazhdojë që ura bashkëpunimi të lidhë me secilin komandant që vije në krye të kësaj bigade “ Ne si institucion, por edhe si qytetarë vlerësojmë lartë kontributin e NATO-së, që nga fillimi i bombardimeve mbi caqet Serbe, dhe deri në ditët e sotme. Sa i përket periudhës së fundit që kur Col.Tocci ka ardhur në krye të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim, ne kemi pas vizita të shumta të ndërsjella, nuk kanë munguar as kësaj radhe përkrahjet që i kemi pas nga KFOR-i. Unë në emër të gjithë qytetarëve të Deçanit, dhe në emrin tim ju falënderoj përzemërsisht ju dhe gjithë ushtaret tuaj për kontributin e dhënë, në të njëjtën kohë Col. Perpaolo Giacomini Tiveron i urojë mirëseardhje në këtë mision të shenjët, duke i ofruar bashkëpunim të sinqertë” u shpreh kryetari Selmanaj. Gjatë kësaj vizite u shkëmbyen edhe dhurata të ndërsjella mes kryetarit të Komunës së Deqanit Rasim Selmanaj dhe Komandantit në largim të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim Col. Ascenzo TOCCI, ky i fundit gjithashtu ftoj kryetarin Selmanaj që me 15 maj të jetë i pranishëm në fshatin Italian në Pejë në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të brigadave.