Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,ka pritur në takim një delegacion nga Sllovenija, z.Tomazh Ovqak -Drejtor i Financave në PTK, dhe Mirosllav Dvarshak –Zyrtar i Zhvillimit të Turizmit në Slloveni. Gjatë këtij takimi janë njohur për se afërmi më zhvillimet ne komunën e Deçanit , projektet të cilat janë realizuar dhe ato që pritet te realizohen në të ardhmen,poashtu gjatë këtij takimi u bë e ditur se një delegacion nga komuna e Deçanit, do të vizitoi se shpejti Slloveninë konkretisht Mariborin, për të parë mundësit e binjakëzimit më komunën e Deçanit.