Të shoqëruar nga trajnerët Muhamet Alaj dhe Muzli Ibërhysaj , hendbollistët e klubit hendbollit “Liridoni” nga Deçani, janë pritur nga kryetari i Komunës z. Rasim Selmanaj ,
ku kanë shpalosur sukseset dhe të arriturat e tyre si klub në 10 vjeçarin e fundit dhe mbijetesën e tyre duke u përballur me probleme të shumta dhe mungesë të kushteve elementare qoftë në stërvitje zhvillim të ndeshjeve , pajisje sportive dhe gjëra që i duhen një klubi sikurse është klubi hendbollit “Liridoni” nga Deçani.
Pasi që klubi hendbollit “Liridoni” nga Deçani, deri më tani kanë zhvilluar shumë ndeshje me sukses në nivel të Kosovës, ku është renditur edhe ne ligën e dytë të sendorëve,ky angazhim i tyre është vlerësuar larët nga kryetari Selmanaj, dhe nga ky takim ju premtoi se do të kenë përkrahje maksimale dhe së shpejti do të jetë klub institucional.