Mërgimtarët Luan Kuçi dhe Arben Aliçkaj, të cilët jetojnë dhe punojnë në Norvegji, që ditë më parë I dhuruan një autoambulancë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan “Adem Ukëhaxhai” sot u priten në një takim nga Kryetari I Komunës së Deçanit Z.Rasim Selmanaj si dhe nënkryetari z.Sami Cacaj.
. Me këtë rast kryetari I Komunës Z.Selmanaj duke I falënderuar edhe një herë në emrin e tij dhe gjithë qytetarëve të Komunës për ndihmën e dhëne në fushën e shëndetësisë, I nderoj ata me nga një mirënjohje. “ Autoambulanca të cilën ju ja dhuruat QKMF-së, nuk është vetëm dhuratë për personelin shëndetësor, por është një dhuratë për qytetarët e komunës sonë. Ne urojmë që kjo autoambulancë sa më pakë të hy në funksion, por në rast të nevojshme urojmë që të jetë shpëtim jete për qytetarët” tha me këtë rast kryetari I Komunës së Deçanit, I cili kërkojë nga këta e bashkatdhetarët e tjerë të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet e ndryshme , me ndihma të këtilla. Luan Kuç dhe Arben Aliçkaj, thanë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të sjellin ndihma të tilla për qytetarët e Komunës së Deçanit. “ Ndihma jonë në ngritjen e nivelit të shërbimeve në institucionet lokale të komunës së Deçanit do të vazhdojë. Ne e dimë që në këto institucione shërbime marrin edhe familjarët tanë, por në të njëjtat institucione punojnë vëllezërit dhe motrat tona, prandaj ne jemi të interesuar që të ndihmojmë në avancim të kushteve të punës dhe marrjes së shërbimeve” thanë me këtë rast Kuçi dhe Aliçkaj.
Ndryshe dit me parë dy mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në Norvegji Luan Kuçi dhe Arben Aliçkaj, kanë sjell një autoambulancë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, autoambulance e cila është e pajisur me mjetet me të sofistikuara tashmë është nën pronësinë e QKMF-së.