Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtorë , janë pritur nga drejtori i Shkollës së Mesme të Ulët në Isniq z.Shaban Mehemtaj dhe personeli i kësaj shkolle.
Gjatë kësaj vizite kryetari Selmanaj , nga afër vizitoi punimet e objektit të ri të shkollës që po ndërtohet në këtë fshat . Drejtori i kësaj shkolle z.Shaban Mehmetja, duke falënderuar kryetari për vizitën që i bëri shkollës në Isniq , bashkërisht inspektuan punimet në shkollën e re që po ndërtohet .
Mehmetaj e njoftoi kryetarin për punën që është duke vazhduar në ndërtimin e shkollës së re ku ka qen nëse e domosdoshme sepse mbi 560 nxënës sa numëron kjo shkollë duhet të kenë kushte më të mira për mbarëvajtje të procesit mësimorë.