Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të LMT-së , shoqërisë civile qytetareve u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.30.06.2020, nga mbledhja e dt.13.07.2020 dhe nga mbledhja e dt.10.09.2020,
- Shqyrtimi dhe miratimi iprojekt-buxhetit për vitin 2021,
- Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2021,
- Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për vitin 2019,
- Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2019,
- Propozim për ndarjen ngastrës nr.1679-0 dhe bashkimin e ngastrës 1679-2 me pjesën nr.2 për ndërtimin e QMF-së në fshatin Strellc i Epërm,
- Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhjeve të mbajtur më dt.30.06.2020, dt.13.07.2020 dhe dt.10.09.2020 seanca ka vazhduar më pikën e parë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2021 .
Për këtë pikë të rendit të ditës vërejtje dhe sugjerimet kanë dhen të gjitha grupet parlamentare sqarimet e duhura lidhur më tabelat për planifikim bugjetor dhe prioritete për vitin 2021 janë dhëne nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj .Pas diskutimeve dhe sqarimeve më shumicë votash është miratuar projekt-buxheti për vitin 2021.
Me vota unanime është miratuar Rregullorja e Tatimit në pronë për vitin 2021 .Seanca ka vazhduar më pikën e 4-të dhe të 5-të për këto dy pika të rendit të ditës ku është diskutuar nga grupet parlamentare por edhe janë dhën sqarime nga zyrtarë përkatës .Këto dy pika nuk votohen vetëm diskutohen dhe ipen rekomandime e vërejtje në të mire të institucionit komunal.
Seanca ka vazhduar më piken e 6-të rendit të ditës ku edhe kjo pikë më shumicë votash ësh miratuar.
Në të ndryshme :
Janë miratuar dy kërkesa të cilat me rekomandim të KPF-së ishin drejtuar për diskutim dhe miratim Asamblesë :
- Komuniteti i fshati Carrabreg i Epërm, kërkojnë që të ndahen mjete shtesë në vlerë prej 20,990.20euro për përfundimin në tersi të Memorialit të Dëshmorëve në mes të këtij fshati kjo krekës ka mare edhe miratimin nga asambleja komunale .
- Kërkesa e Ekipes se Dezinfektimit të cilët nga muaji Mars 2020,sipas nevojës kanë dezinfektuar të gjitha objektet institucionale në komunën e Deçanit të u mbulohen pagat e tyre dhe orari shtesë në vlerë prej 7000 mijë euro edhe kjo kërkesës ka marrë miratimin nga Asambleja Komunale .
Më krekës të Asamblistit të AAK-së z.Milazim Mushkolaj që të formohet një Komision Konsultativ dhe të dal në teren të shoh nga afër funksionimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit dhe kanalizimit ,,Hidrodrini’’ në Deçan mbase gjatë sezonit verorë ka mungesa jashtëzakonisht të madhe të ujit të pijes .
Kjo krekës mori mbështetjen që të ndërtohet një komision Konsultativ nga Asambleja Komunale nga grupet parlamentare të subjekteve politike dhe Ekzekutivi Komunal.
Nga Asambleja janë propozuar:
1.Milazim Mushkolaj-AAK
2.Mon Selmonaj-PDK
3.Shkelqim Haxhnikaj-LDK dhe
Ekzekutivi Komunal në ditët ne vijim do ta plotësojnë këtë komision konsultativ më dy anëtar të ri.
Kishte edhe pyetje parlamentare të cilat do të marrin përgjigjej në seancën e radhës nga zyrtarët përkatës.