E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj , është mbajte seanca e rregullt e Asamblesë komunale VI-të me radhë .Në këtë seancë ishte paraparë ky rend pune:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së tatimit në pronë për vitin 2018,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik (materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar),
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Programit për banim social të Komunës së Deçanit, (materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar),
6. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private,(materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar),
7. Trajtimi i Peticionit të Këshillit të fshatit Strellc i Epërm-Lagja Mujaj,
8. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar ,seanca është vazhduar më pikën e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020. Kjo pikë e rendit të ditës më shumicë votash është miratuar kjo pikë e rendit të ditës .
Pos ashtu edhe pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimi i Rregullores së tatimit në pronë për vitin 2018,ësht votuar unanimisht.
Edhe pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimi i Projekt-Rregullores për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik ,është votuar më plotësim ndryshimin që lejet të ipenë më kontratë 5 vjeçare më mundësi vazhdimi ndërsa kërkohet që të veprohet tani e tutje kon formë kësaj rregullorja.
Pika e 5-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e Draft-Programit për banim social të Komunës së Deçanit, është votuar unanimisht.
Pika e 6-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private,(materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar), është hekë nga rendi i ditës mbase kjo legjislaturë në 6 mujorin e fundit në nivel vendi nuk ka të drejt të mare vendime të tilla .
Pika e 7-të e rendit të ditës lidhur më Trajtimin e Peticionit të Këshillit të fshatit Strellc i Epërm-Lagja Mujaj, për ketë pikë të rendit të ditës më rekomandim të KPF-së i rekomandon Kuvendit që të ndërmerren të gjitha veprimet e mundshme ligjore që në atë pronë deri sa nuk vjen vendimi i Gjykatës i formës së prerë të ndërpriten të gjitha aktivitete nga organet kompetente të administratës Komunale .