Xheneta dhe Agim Kadillari, çifti i njohur i piktorëve nga Shkodra, edhe këtë verë kanë zgjedhur bjeshkët e Deçanit për të pushuar dhe krijuar.
“Jeta në bjeshkë të Deçanit është e pakrahasueshme,” shprehen ata, të rikthyer pas pjesëmarrjes në koloninë artistike të vitit të kaluar.
Këtë herë, po qëndrojnë në Pleqe aty ku ajri i pastër, gjelbërimi dhe tingujt e natyrës kthehen në frymëzim.
Deçani po bëhet gjithnjë e më shumë një strehë e artistëve që kërkojnë qetësi, bukuri dhe frymëzim.