Falë punës së pandalshme për të mirën e Komunës e sidomos në sektorin e arsimit nga Kryetari z. Bashkim Ramosaj dhe punës së palodhshme nga Drejtori për Arsim z.Bekim Vishaj, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare – Caritas Switzerland në Kosovë, marrëveshje kjo në të mirën e nxënësve tonë, me fokus kësaj radhe për fëmijët parashkollor.
Projekti: Vendosja e Standardeve Parashkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë – SHPRESE për periudhën shkurt – maj 2022 , ka në fokus trajnimin e edukatorëve parafillor si dhe pajisjen me inventar të një klase parafillore .
Në kuadër të këtij projekti ka përfunduar trajnimi dy ditor për koordinatorë të cilësisë në nivel të shkollave të mesme të ulëta.
Trajnimi për edukatorët parafillor, i cili do të zgjasë tetë ditë, po mbahet gjatë vikendit dhe është duke vazhduar.
Ndërsa, sa i përket inventarizimit të një klase parafillore e kemi zgjedhur klasën parafillore në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë ‘’Jusuf Gërvalla’’ në Prapaqan, e cila do të pajiset me të gjitha pajisjet bazë ( tavolina, dollape ,karrige ,lodra druri, varëse etj).
Një falënderim për Drejtorin e Caritas-it Zviceran në Kosovë, z.Gerhard Schaumberger, koordinatorin operacional z. Albert Bakalli si dhe menaxheren e projektit znj.Krenare Lleshi.
Shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe me projekte tjera në ngritjen e cilësisë së arsimit në vendin tonë.