Pas të gjithë asaj që ndodhi në qendrën numër një të gjimnazit ,,Vëllezërit Frasheri ‘’të Deçanit ,ku QKMSH-ja ,kishte anuluar testin e parë për shkak te pa rregullsive dhe kishte ndëshkuar 5 nxënës të kësaj shkolle dhe një zyrtar komunal të arsimit , pa varësisht se testi i përsëritur u mbajte nën rrethana të rrepta të sigurisë , maturantet kanë sfiduar KQMSH-në. Ata edhe për kundër rrethanave në të cilat qe kanë mundur të humbin koncentrimin, nga përcjellja e tyre më polici dhe kontroll te rreptë me mjeteve të sofistikuar nga një kompani private dhe prezencës se zyrtarëve të MASHT-it dhe të komisioneve të tij,treguan sukses të mirë .Sipas rezultateve të shpallura zyrtarisht ,nga 237 nxënës sa ju kishin nënshtruar testit të maturës në këtë qendër ,97 prej tyre kanë kaluar testin ku përqindja e kalueshmërisë është 42 për qind e përafërt me mesataren në vend.