Qendra Për Mirëqenien e Gruas /Shtëpia e Sigurt në Pejë,në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore ne Deçan, mbajtën takim lidhur me diskutimin rreth implementimit të,Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesi të institucioneve relevante, të cilët folën nga këndvështrimi i tyre në lidhje me këtë dukuri.
Ardita Bala koordinatore e shtëpisë së sigurt në Pejë, prezantoj në detaje aktivitete dhe punën e kësaj qëndreje, duke folur rreth rasteve të dhunës në familje theksoj se kjo dukuri e cila është e pranishme edhe në vendin tonë, ajo tha se statistikat të cilat dalin nga raporte të ndryshme, shumë herë edhe nuk mund të jenë reale, pasi që shumë familje të cilat janë të përfshira në dhunë nuk raportojnë rastet e dhunës, kjo për shkak të mentalitetit tonë” . Se ka më shumë raste të dhunës në familje se sa tregojnë shifrat zyrtare thotë edhe Hyrije Dobrunaj nga Grupi i Grave Asambliste të Deçanit. Zyrtarë Policorë nga stacioni i Deçanit të pranishëm në këtë tryezë thanë se viti që lëmë pas ka qenë me numër me të vogël të rasteve të paraqitura se sa viti paraprak.
Në anën tjetër Kryetarja e Gjykatës Komunale Safete Tolaj tha se institucioni të cilin ajo udhëheqë, rasteve të tilla të dhunës në familje u ipet një rëndësi të veçante, për zgjidhjen e tyre.
Ndryshe, në këtë tryezë e cila u mbajt në Swiss Hotel në Deçan, dolën edhe rekomandime të ndryshme, për parandalimin dhe për raportimin e rasteve të dhunës në familje.