Për ti përmbyllur të gjitha aktivitet treditore që ishin organizuar nën patronatin e kryetarit te Komunës z. Rasim Selmanaj, dhe që të gjitha mbanin moton ,,Me Ramushin’’, në përkrahje dhe mbështetje të liderit Ramush Haradinaj, është mbajtur një koncert në platonë e Kuvendit Komunal , në të cilin morën pjese emra të njohur të estradës kosovare . Ata me orë të tëra kanë argëtuar qytetaret e shumte në festen e çlirimit të Deçanit .Kryetari i Komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj, duke ju uruar bashkëqytetarëve të tij 12 vjetorin ditën e çlirimit të qytetit të Deçanit
,u zotua se do të punoi edhe më shumë që qytetarëve të komunës së Deçanit të ju siguroi kushte më të mira për të jetuar si : infrastrukturë të mirë rrugore, ujë të pijes , shkolla të reja dhe shumë projekte tjera dhe duke mos harrur pa thënë se uroj që vitin tjetër të festojmë së bashku më liderin Haradinaj ku të gjitha aktivitetet mbajnë vulën e liderit Haradinaj. Edhe këngëtarët që kishin ardhur për ti argëtuar qytetaret e Deçanit një heritë edhe vet qytetarët që kishin dalë për të festuar ditën e çlirimit urojnë që vitin e ardhshëm ne mesin e tyre të jetë edhe më meritori i çlirimit, gjenerali i luftës dhe i paqes Ramush Haradinaj, të cilit i janë dedikuar të gjitha organizimet nga komuna e Deçanit këtë vit.