Mbledhja Vlll-të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga Kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaësuesi të OSBE-së, zyrtar komunal.
Për rend dite ishin propozuar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për dy vitet e ardhshme;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit komunal për ri integrimin e qëndrushëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Kominën e Deçanit 2023-2025;
5. Shqyrtimi i Draft-Planit për Barazi Gjinore;
6. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgaditjen e vitit shkollore 2023/2024;
7. Rishqyrtim i rregullores për taksat komunale të dt. 31.07.2023 me rekomandim të Ministrive;
8. Marrja e vendimit për rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë e investimeve kapitale;
9. Të ndryshme.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit ditës.
Të gjitha pikat kaluan, perveq pikës 4-rë që është larguar nga rendi i ditës.
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe egzekutivi.
Sot në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, u miratua buxheti për vitin 2024, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 13,508,082.00€.
Me 14 vota për, 11 kundër dhe 0 abstenim, këshilltarët e Kuvendit miratuan buxhetin për vitin 2024.