Zgjuan debat nga asambleistet dy pikat e rendit të ditës, ajo për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave dhe projekt rregullorja për trajtimin e ndërtimeve pa leje të cilat është dashur të miratohen ne këtë mbledhjen te Asamblesë komunale
komunale pasi i kanë kaluar të gjitha proceduar më dëgjim publik dhe debate të ndryshme e për çudi morën vërejtje të shumta dhe sugjerime ndërsa nuk u votua pro tyre. Kryesuesi i asamblesë komunale Jashar Dobraj ,tregon se pasi të shqyrtohen edhe një herë vërejtjet dhe sugjerimet e propozuar nga kjo séance do të hudhën në letër dhe presim që në mbledhjen e ardhshme të asamblesë të miratohen mbase janë në interes për të gjithë qytetaret e komunë së Deçanit .Kurse pik e rendit te ditës ishte edhe caktimin i lokacionit për treg regjional të kafshëve ku pas sqarimit të drejtorit të BPZHR-së,Nasim Haradinaj se ky treg është për të mirën e komunës së Deçanit, ngase do të gjeneroi vende të reja pune dhe do të jetë treg regjional ku do të përfshihen Klina , Istogu , Peja , Deçani , Juniku dhe Gjakova. Pas arsyetimit të dhen nga Haradinaj , kjo pikë e rendit të ditës është miratuar unanimisht nga asambleistet .Gjatë kësaj séance të Asamblesë është ber edhe prezantimi i planit Rregullues ,,Qesta’’ bashkë më lokacionin për varrezat e qytetit I cili pritet të dal për një muaj në dëgjim publik dhe të kthehet në asamble serish për votim. Janë shqyrtuar edhe kërkesat e deritanishme të cilat kanë arritur tek komisionin për emetimin e rrugëve dhe shesheve të komunës së Deçanit si dhe është formuar këshilli i ekspertëve për mbikëqyrjen e projekteve të cilat realizohen nga ekspert të lemive përkatëse.