Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve.
Në këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
1.Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti nga ZLK-ja.
3.Ftesë Drejtorit të Bujqësisë.
4.Të ndryshme.
Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi z.Shkëlzen Berisha. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij Komiteti, Drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj, përfaqësues të OSBE-së dhe UNMIKU-t.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera.
Në raportin nga ZLK-ja, z.Shaban Pejçinoviq tregoi që janë lëshuar disa vërtetime për ”Lagjen e Dëshmorëve”, si dhe tregoi që një qytetar i komunitetit boshnjak ka përfituar një mëshqerrë barrëse në kuadër të përfituesëve blegtorë në Komunën tonë.
Në këtë mbledhje i ftuar ishte edhe Drejtori i Bujqësisë, z.Rifat Stojkaj, i cili para këtij Komiteti tregoi që në vitin e kaluar në mesin e përfituesëve të mekanizmave bujqësorë të shpërndarë nga Komuna ka pasur edhe qytetarë nga komunitetet si dhe këtë vit aplikues dhe përfitues i vetëm i një mëshqerre barrëse ishte një qytetar i komunitetit boshnjak. Ai me këtë rast ftoj pjesëtarët e komuniteteve që të jenë sa më aktiv dhe bashkëpunues dhe se Drejtoria që ai drejton do të jetë gjithmonë përkrahëse dhe e drejtë me secilin qytetar.
Në të ndryshme, anëtarja e këtij Komiteti, znj. Albesa Cacaj në fjalën e saj kishte disa kërkesa, ndër të cilat ishte ftesa e herë pas hershme e disa Drejtorëve në këto mbledhje, në mënyrë që të raportohet për gjendjen e Komunës në përgjithësi, me fokus të veçantë për komunitetet.
Si dhe u bisedua edhe për mundësinë e mbajtjes së trajnimeve nga OSBE-ja për anëtarët e Komitetit të Komuniteteve.
Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.