Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit të cilën e kryesoi kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj .
Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, monitorues nga OSBE-ja dhe përfaqësues nga KFOR-it
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:
Për këtë takim është propozuar ky rend pune:
1. Shqyrtimi i Draft Planit të punës së KKSB-së për vitin 2020
2. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit
3. Respektimi i Rregullores Komunale dhe orari të punës në Lokalet Afariste në Komunën e Deçanit
4.Të ndryshme
Fillimisht Kryetari Bashkim Ramosaj ,njehe rit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke e ber edhe verifikimin e anëtarëve të këtij këshilli.
Pas verifikimit të anëtareve fjalën ja kaloi koordinatorit të KKSB-së z.Ismet Kukleci që të bëj sqarimin e pikës së parë të rendit të ditës lidhur më Draft Planin e punë së KKSB-së për vitin 2020 . Kukleci tha se në bazë të këtij plani ne do të punojmë gjatë këtij viti ku obligative kemi 6 takime por nëse do të jetë e nevojshme në do të mbajmë edhe takim tjera shtesë .
Takimin e vazhdoi i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, duke e vlerësuar se gjendja e sigurisë është e qetë por jam pakë i shqetësuar më hudhjen e mbeturinave ne rrugën e Hulaj –Qesat , pastaj rruga Luan Nimanaj, ndërsa si shqetësim tjetër mbetet rruga Deçan-Plavë dhe rrëshqitja e dheut ku punimet nuk janë kryer ashtu siç duhet dhe shqetësimi i qytetarëve gjatë frekuentimit të kësaj rruge është i madh .
Kapiten .Faik Jahmurataj –Komandant i Stacionit Policorë në Deçan tha se ne përgjithësi gjendja në komunën e Deçanit është e qetë dhe stabile .Shqetësuese janë dy rastet e fundit në shkolla rrahjet e nxënësve por gjendja është nën kontroll , ndërsa sa i përket shqetësimit të kryetarit për hedhjen e mbeturinave do të bashkëpunojmë më ngushtë më inspeksionin komunal dhe ata që kapen duke hedhë mbeturina do të marrin dënimin mandator.
Kryetari i këshillit të bashkësisë Islame në Deçan Rasim Bytyqi, kërkoi nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj që të zbatohet memorandum i bashkëpunimit mes Institucionit Komunal dhe BIKU-t për heqjen e shpenzimeve te varrimit mbase ky memorandum është nënshkruar në vitin 2017.
Kryetari Ramosaj, tha se pas miratimit të buxhetit do të shikojmë mundësin që ta jetësojmë ketë memorandum në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit.
Ndërsa sa i përket pikës së tretë të këtij takimi lidhur Respektimin e Rregullores Komunale dhe orarit të punës në Lokalet Afariste në Komunën e Deçani e miratuar në vitin 2019 nga Drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj , dhe znj.Fitore Hulaj , respektimi apo zbatimi i kësaj rregulloreje mund të kolaudojmë se është i kënaqshëm e sa i përket lokaleve të natës në vazhdimësi janë duke patrulluar edhe Policia në mënyrë që gjithçka të jetë në koordinim të plotë më këtë rregullore.