Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e VI-të e rregullt të Asamblesë Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të shoqërisë civile qytetareve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve” në Gllogjan-shuma 24,500 €;
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për BPZHR për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.”Drini i Bardhë”;
- Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcela nr.1294-1 Zk Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;
- Formimi i dy(2) komisioneve Vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
- Formimi i Komisionit të Ankesave, për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;
- Të ndryshme.
Pra se të nisë seanca pika 3-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve” në Gllogjan-shuma 24,500 € me rekomandim të KPF-së dhe me arsyeshmërin e Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport znj.Leonora Ukëhajdarj, është larguar nga rendi i ditës dhe do të diskutohet në rishikim të buxhetit.
Seanca ka vazhduar më piken e dytë të rendit të ditës ku në detaje e sqaroi Drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj .Lidhur më Shqyrtimin e kësaj qarkoreje buxhetore kanë debatuar të gjitha grupet parlamentare dhe u vendos që të formohen grupe punuese nga të gjitha subjektet politike për takime të cilat do të mbahen në muajin qershor ku do të mirën parasysh kërkesat e pjesëmarrësve në takime për inkorporim në planifikim buxhetor.
Grupi për shëndetësi:
1.Agnesa Vokshi –AAK
2.Shkelqesa Haderxhonaj –PDK
3.Rejhana Tolaj –LDK
4.Ilir Ferizaj –PSD
Grupi punues për Arsim:
1.Milazim Mushkolaj –AAK
2.Shkelqim Haxhnikaj-ALD
3.Kestrim Avdimetaj-PDK
4.Natyra Kuçi-PSD
Ndërsa takimi më këshillat e fshatrave do të organizohet nga KPF-ja në bashkëpunim më Kryesuesin e Asamblesë , dhe të gjithë asamblesitët .Të gjitha takimet do të mbahen më dt.07.06.2021 në or të ndryshme ndërsa takimi i përbashkët më të gjithë akterët do të mbahet më 17.06.2021.
Seanca ka vazhduarë më piken e 4-të të rendit të ditës ku kjo pikë është diskutuar nga të gjitha grupet parlamentare ku dhe arsyeshmërin e këtij bashkëpunimi lidhur më K.R.U.”Drini i Bardhë”pse duhet të kem një bashkëfinancim e dha Drejtori i BPZHR z.Rifat Stojkaj. Kjo pike e rendit të ditës më shumicë votash është miratuar.
Pika e pest e rendit të ditës është miratuar më shumicë votash dhe është ngritur një komision për zhvillimin e proceduarve të mëtutjeshme.
Komisioni ka këtë përbërje:
1.Besnik Hulaj –AAK
2.Mon Selmonaj-PDK
3.Adelina Ukaj –OJQ
4.Agron Demukaj-Ekzekutivi Komunal
5.Izet Zenuni-Ekzekutivi Komunal
Seanca ka vazhduar më formimin e dy (2) komisioneve Vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
Komisioni për pronën komunale njësia kadastrale Rastavic parcela nr.00736-0 ka këtë përbërje:
1.Rexh Sutaj-AAK
2.Ilir Ferizaj – PSD
3.Zelfije Qorraj-OJQ
4.Mujë Kadriaja –Ekzekutivi Komunal
5.Halil Tolaj –Ekzekutivi Komunal
Komisioni për parcelat nr.01098-0 ne zonën Kadastrale në Dranoc
Komisioni ka këtë përbërje:
1.Besjana Ukëhaxhaj-AAK
2.Rejhana Tolaj –LDK
3.Curr Mazrekaj –OJQ
4.Rasim Alaj-Ekzekutivi Komunal
5.Ismet Kukleci-Ekzekutivi Komunal
Në ketë seancë në piken e 7-të është ber edhe formimi i Komisionit të Ankesave, për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;
Komisioni ka këtë përbërje:
1.Milazim Mushkolaj –AAK
2.Shkelzim Haxhnikaj-LDK
3.Një anëtar nga OJQ
4.Enver Cacaj-Ekzekutivi Komunal
5.Besart Cacaj-Ekzekutivi Komunal
Në ketë seancë të rregullt në të ndryshëm janë diskutuar një sere temash më rendësi për qytetarët dhe janë parashtruar disa pyetje parlamentare që presin përgjigjën në seancën e radhës.