Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e IX-të me radhë gjegjësisht mbledhjen e V-të e rregullt të Asamblesë Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të shoqërisë civile qytetareve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën
- Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve
- Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe paisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan
- Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Strellc i Ulët
- Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizmin e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”
- Ndarja e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës “Garda e Dukagjinit” në fshatin Kodrali
- Ndarja e mjeteve financiare për renovimin e objektit ndihmës në SHMT “Tafil Kasumaj” në Deçan
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcela nr.764-3 Zk Baballoq
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcelat nr.0087-0 dhe nr.0088-0 Zk Lëbushë
- Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studentëve
- Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave
- Të ndryshme.
Para se të nisë seanca është debate për ndërmarrjen ,,Higjiena’’ për ketë ndërmarrje do të ketë një pik te veçante në një seancën e rregullt te muajt në vijim
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës. Pika e dytë e rendit të ditës është miratuar nga të gjitha subjektet politike mbase janë mbajte edhe 4 dëgjime publike për diskutim të KAB 2022-2024
Edhe pika e tretë e rendit të ditës anipse u debatuat nga të gjitha subjekte politike arsyeshmërinë e dha i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , edhe kjo pik më shumicë votash është miratuar.Me shumicë votash edhe pika e katërt është miratuar .
Pika e pestë e rendit të ditës lidhur më ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe paisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan , edhe kjo pikë ka mare votën e asamblesë komunale për renovim te objektit të zjarrfikësve dhe pajisjen me mjete adekuate të këtij njësiti.
Poashtu edhe pikat 9, 10 dhe 11 pas arsyeshmërisë së Drejtorëve të këtyre dikastereve kanë marrë votën e asambleistëvë te të gjitha subjekteve politike.
Në piken e 12-të Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studenteve , ketë vit komuna e Deçanit ka nda mjete në vlerë 20 mijë euro për studentet e komunës së Deçanit .Para së te shpallen kriteret e bursave nga asambleja komunale është ndërtua një komision në ketë përbërje:
1.Agnesa Vokshi –AAK
2.Albesa Cacaj-LDK
3.Fitore Shala -OJQ
4.Dafina Cacaj-Egzekutiv
5.Ramiz Bajramaj-DKA
Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave edhe në ketë pik duhet të ndërtohet një komision në përbërje prej 5 anëtareve të cilët do të jen prezent ne te gjitha fshatrat e komunës së Deçanit qe bashke të zgjedhin këshillat e fshatrave.
Komisioni ka këtë përbërje:
1.Valdet Nuraj –AAK
2.Mon Selmonaj-PDK
3.Jashar Dobraj-Egzekutiv
4.Zeqë Malaj- Egzekutiv
5.Adem Lushaj-OJQ
Në të ndryshme është miratuar kërkesa e dorëheqjes nga Bordi i Aksionareve të ndërmarrjes ,,Higjiena’’ z.Florim Matja –AAK dhe është zëvendësuar më anëtarin e po te njëjtit subjekt politik z.Mehmet Osaj.
Në të ndryshme janë diskutuar edhe një sere temash me rendësi për qytetarët e komunës së Deçanit.