Është mbajtur mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit të Komunës,në mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës, z.Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr.Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues dhe shoqëri civile.
Për kët takim ishte parapa ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Marrja e vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë me procedurë të negociuar; Njësia Kadastrale P-70505065-00736-0, Zona Kadastrale Rastavicë;
3. Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes për Komunën dhe fillimi procedurës për shpronësimin e pronës nga Ngastra Kadastrale 1101-3; pronë private e Ismajl Avdimetaj;
4. Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes për Komunën dhe fillimi procedurës për shpronësimin e pronës nga Ngastrat Kadastrale nr.580-2, nr.552-0 dhe nr.578-0 ZK.Deçan; pronë private e Gani Metë Kuçi;
5. Shqyrtimi në parim I Projekt-Rregullores për Transparencë;
6. Shqyrtimi në parim i projekt Statutit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve;
7. Emërimi i anëtarëve të Komisionit për intervistim të drejtorëve të shkollave
8. Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me piken 2 të rendit të ditës .Sqarimet e duhura për ketë pikë janë dhen nga Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj, për ketë pikë të rendit të ditës mendimet e tyre i kanë dhen edhe grupet parlamentare në asamblenë komunale. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Erdogan Dautaj, propozoi që pasi të votohet për ketë pikë të rendit të ditës , ky vendim ti nënshtrohet vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Më shumicë votash kjo pik e rendit të ditës është aprovuar .
Për pikën e 3-të të rendit të ditës është diskutuar nga të gjitha subjektet politike dhe nga vet Kryetari Ramosaj, ndërsa nga asamblistët u kërkua që ky propozim të hidhët po ashtë për shpallje të zonës më interes për komunën e Deçanit.
Pika e 4-të e rendit të ditës më shumicë votash është votuar .
Pika e 5-të dhe pika e 6-të janë votuar në parim për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe dëgjimeve publike.
Më vota unanime është votuar pika e 7-të e rendit të ditës po ashtu në këtë seancë më propozim të kryetarit Ramosaj dhe rekomandim të KPF-së është diskutuar për projektin qendra aty ku preken pronat private duhet të shpronësohet sipas proceduarve ligjore , për shkak të proceduarve njëkohësisht për të iniciuar proceduar sa më par që është e mundur edhe kjo pik e rendit të ditës ka mare miratimin nga asamblistët.
Në ketë seancë u bë e ditur se komisioni për emërtim të rrugëve , shesheve dhe rrugicave është duke punuar në realizimin e kërkesave të qytetarëve nga takimi i fundit nga 12 kërkesa sa ishin janë miratuar 8 nga to.
Në të ndryshme janë parashtruar edhe një sere pyetjesh parlamentarë të cilat do të marrin përgjigjjet e duhura në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale të fund vitit.