Prapë në Deçan është kërkuar lirimi i ish Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ,nga mbajtja në paraburgim në Tribunalin e Hagës.
. Zyrtarë të lartë institucionale dhe qytetar të shumtë edhe një herë kanë ripërsëritur se mbajtja e Haradinajt në Hagë është një padrejtësi që po i behët ati në veçanti dhe njollosjes së Luftës së drejt çlirimtare .Koncertin e organizuar e hapi kryetari i komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj ,ku nën patronatin e tije është bë ky organizim .z.Selmanaj, nder të tjera tha se Krahas një përvjetori të rëndësishëm, demonstratave të vitit 1981, ne, si për ironi të kohës, duhet të ngrehim zërin e protestës dhe pakënaqësisë sonë të përbashkët ndaj padrejtësive që ende po u bëhen këtyre përpjekjeve tona shekullore. Sot, padrejtësisht është në Tribunalin e Hagës dhe përballet me akuzat e shpifura në Beograd dhe te satelitët e tij, udhëheqësi i luftës dhe i paqes sonë, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj. Është ky tregues i bollshëm se ku po katandiset liria jonë, si po trajtohet dinjiteti i sakrificës sonë, i shtetit dhe lirisë sonë. Sot më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe bashkëveprim në mbrojtje të këtyre vlerave. Derisa të tjerët, fals, po synojnë të na e promovojnë në shpinë krimin që s’e kemi, ne më shumë se kurrë duhet t’i mbrojmë dhe t’i promovojmë vlerat që i kemi. Një prej këtyre vlerave, mbase edhe kryevlera e këtij vendi, është komandanti ynë, Ramush Haradinaj. Ai është simboli, vazhdimësia dhe kuptimi i të gjitha këtyre përpjekjeve. Ai, në kohën më të rëndë, mori flamurin në anët tona, për lirinë dhe pavarësinë. Sot, të jesh me Ramushin, do të thotë të jesh me të vërtetën, të jesh me vitet që plotë sakrificë i lamë pas. Sublimimi vlerave të UCK-së, është sublimim i shekullit të sakrificës, e Ramushi I personifikon këto. Prej këtij tubimi madhështor, ne e çojmë porosinë e saktë se pa lirinë për pinjollët e saj, nuk ka liri as për ne, se kur cenohen heronjtë, jemi cenuar ne dhe Kosova. Ramushi është i pafajshëm dhe ai do të jetë shpejt mes nesh.Përvjetorët tjerë të lirisë, do t’i kremtojmë bashkë dhe shpejt, me Ramushin. Edhe kësaj radhe ishte i shumtë numri i këngëtarëve të cilët kanë përformuar në platonë e Kuvendit Komunal në mbështetje të Z.Ramush Haradinajt si: Lori ,Zeqë Kuçi,Violet Kajtazi,Vjollca Buqaj , Nadi ,SH.K.A Jusuf Gervalla ,Përparim Brati ,Hamid Kastrati, Rifat Berisha dhe shumë këngëtar të tjerë të cilët u shprehen se gjithmonë janë të gatshëm që sadopak përmes këngës të përkrahin vlerta e luftës dhe luftën e drejt në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mos luhet më ne.
Dhe sipas organizatoreve manifestime të tilla në përkrahje të Haradinajt do të ketë edhe në të ardhmen deri kur do të organizohet edhe mirëseardhja e ish kryeministrit z.Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tije të cilët edhe kësaj radhe do të triumfojnë në betejën e padrejtësive të shumta që i behët luftës së drejtë Çlirimtare.