Në kuadër të projektit ,,Qeveria Aktive ‘’ projekt i cili është duke u implementuar në komunat rajonit të Pejës dhe Prizrenit , më iniciativën e Organizatës joqeveritare ,,Syri i Vizionit’’,me mbështetjen nga Olof Palme International Center dhe SIDA , në bashkëpunim më komunë e Deçani , përkrahur nga drejtori i Administratës Komunale z.Bashkim Ramosaj , sot është mbajte takim ku është diskutuar lidhur më rendësin e hartimit të ,, Rregullores komunale për bashkëpunimin e komunës më këshillat lokal’’
Në këtë takim të organizuar , të pranishëm ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, përfaqësues të subjekteve politike ,shoqërisë civile OSCES ,zyrtar financiar, zyrtar ligjor ,përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve , përfaqësues të OJQ-së Syri I Vizionit’’
Gjatë këtij takimi është diskutuar për hartimin e rregullores e cila përfshin bashkësitë lokale , fshatrat, lagjet dhe lokalitete e Komunës se Deçanit .Ky takim ngjalli debat nga të pranishmit më mendime dhe vlerësime te ndryshëm lidhur me rendësin e kësaj rregulloreje te gjithë pjesëmarrësit u dakorduar në qe komunës së Deçanit, i duhet një organizim i tillë për mbarëvajtjen e detyrave qe komuna ne ketë rast i kryen , gjithashtu ketë iniciativë e mbështeti fuqishëm edhe kryetari komunës Rasim Selmanaj.