Komiteti për Politikë dhe Financa , në bashkëpunim më Komitetin për Arsim dhe DKA-në, udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj ,kanë mbajte takim lidhur më çështjen e Buxhetit për Arsim zgjedhjen e një mundësie për plotësimin e pagave për punëtorëve te Arsimit në Komunën e Deçanit, të cilët aktualisht janë në numër 601.
Gjatë këtij takimi janë nxjerrë këto rekomandime të përbashkëta nga KPF-ja, DKA-ja dhe Komiteti për Arsim.
1. Hapat e ndërmarrë nga drejtori janë premtues për statistikat fiskale
2. DKA-ja brenda periudhës deri në fund të vitit 2014, punëtoret të cilët dalin në pension brenda mundësive të zëvendësohen më stafin e brendshëm përveç rasteve të cilët nuk kanë kualifikim adekuat.
3. Në 6 –të mujorin e parë të vitit 2015, përkohësisht të pezullohet pagesa e gradimeve të pagesave të mësimdhënësve, të njëjtat pas stabilitetit fiskal të ipen në mënyrë retroaktive ndërsa komiteti për Arsim në bashkëpunim më DKA-në , të vazhdoi punën e tyre në inspektim të shkollave