Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, dhe udhëheqësi i personelit z.Ismet Kulleci , kanë pritur në takim përfaqësuesit Grupit punues për monitorimin e Strategjisë për Siguri në Bashkësi, Fitim Tahirin,shef për statistika në MPB,Imer Thaçin,shef i Divizionit për siguri në bashkësi ,z.Rifat Marmullaku nga OSCE,dhe Labinot Sadikun. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi me aktivitetet dhe punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL, me të cilin përcaktohen themelimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e KKSB-ve.
Fatmir Tahiri një herit edhe shef për statistika në MPB, ndër të tjera tha se KKSB-ja, është një trupë e cila I raportin direkt të parit të komunës andaj më vendimin e ri të nxjerrë në përfundim të vitit 2012 , është obligative që të mbahen të paktën 6 takime Brenda vitit sepse nga kërkesat e mara më herët që te hiqen nga rregullorja 12 takime Brenda vitit është mare ky vendim që të jen 6 sosh, dhe të ndahen mjete buxhetore nga komunat përkatëse që ky këshill të kompensohet në bazë të takimeve të mbajtura Brenda vitit ani pse do të sjell edhe komplikime buxhetore sidomos në komunat e vogla .
Tahiri nder të tjera tha se brenda këtij viti në bazë të takimeve që po mbajmë nëpër komuna në bashkëpunim më OSCE, do të hartojmë edhe një drafte se si hartohen planet dhe projektet nga ky grup për sigurimin e mjeteve nga komunat ku ata veprojnë.
Ndërsa z.Rifat Marmullaku nga OSCE, tha se në disa komuna ani pse ekzistojnë KKSB-të nuk mbajë takime te rregullta dhe nuk janë funksionale kjo vijë si pasojë mos kompensimit ku vije deri te mos interesimi i pjesëmarrësve në takime. Ndërkaq Ismet kuleci udhëheqës i personelit në komunën e Deçanit, i njoftoi të pranishmit se këtë vit është rifreskuar këshilli komunal për siguri në bashkësi më anëtar të ri ku numri i tyre arrin në 17. Ky vendim është aprovuar edhe në mbledhjen e kaluar të asamblesë komunale .
Nga takimi i parë në këtë muaj presim që ky këshill të jetë më aktiv dhe të filloi të hartoi edhe planin e veprimit për ketë vit tha Kukleci.
Ndërsa kryetari Selmanaj, pasi ka falënderuar të pranishmi tha se është i kënaqur më KKSB-në deri më tani por presim që edhe në të ardhmen të kemi takime te rregullta dhe rezultatet më të mira ani pse kompensimi nga buxheti komunal do të shkaktoi problem pasi që nuk është planifikuar në fillim vit për pagesën këtij këshilli.
Në fund të këtij takimi Imer Thaçin,shef I Divizionit për siguri në bashkësi bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti do të mblidhen të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës në një takim të përbashkët në mënyre që bashkarishtë të shohim se sa është në funksion KKSB-ja po ashtu edhe mundësitë e ndonjë ndihëm eventuale nga ky divizion.