Kamë kënaqësinë që sot jemi këtu bashkë me ju, në një takim të një rëndësie të veçantë , ku bashkarishtë do të diskutojmë për ngritjen e shtatores së Beqir Vokshit, i vrarë më 22 janar të vitit 1923 në Zonën Neutrale te Junikut ,kështu tha kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,gjatë një takimi të përbashkët më banorët e regjionit të Vokshit, ku është diskutuar lidhur më ngritjet e shtatores së Beqir Agë Vokshit . Në këtë takim u muar vendimi unanim që të nisin procedurat për ngritjen e shtatores se figurës kombëtare të Beqir Agë Vokshit .Të pranishëm ishin edhe familjaret e këtij atdhetari të shquar .