Është mbajtë takimi i lll- të ( tretë ) i KKSB- së për vitin 2022.
Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit;
2. Të ndryshme.
Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj.
Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB- së, z. Ismet Kukleci dhe anëtarët e tjerë, përfaqësues të KFOR- it, përfaqësues të OSCE- së.
Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën tonë, Rreshter z. Adem Çeku në raportin e tij tregoj që në komunën tonë siguria është në nivel.
Si shqetësim tek qytetarët kryesisht mbeten rastet e vjedhjes dhe dhuna në familje, gjithmonë policia është në gatishmëri që të merren masat e duhura në lidhje me këto dukuri.
Drejtori i MSHSHP- së, z. Izet Zenuni tregoj që vendosja e kamerave në qytet thuajse ka përfunduar. Si problem shqetësues edhe në komunën tonë mbetet çështja me qentë endacak.
Ai theksoj edhe njëherë që bashkëpunimi i komunës me Policinë, FSK- në, KFOR- in dhe të gjitha institucionet tjera vazhdon të jetë në nivel.
Si përfundim nga ky takim doli që siguria në komunën tonë është në nivelin e duhur.