Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti takimin e jashtëzakonshëm të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj ,Drejtorëve të drejtorive, shoqërisë civile mediave u debatua për një pik te rendit te ditës :
1.Ridestinimi i mjeteve buxhetore të rezervës komunale
Ne këtë seancë është diskutuar për te vetmen pik të rendit te ditës qe ishte propozimi i Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Deçanit, për ridestinim të mjeteve buxhetore të rezervës komunale në shumë prej 596.769,00 Euro, për arsye se nuk ka hyrë në fuqi ligji për pagat për shërbyesit civil, andaj mjetet duhet alokuar në kategori përkatëse (përveç pagave),pra në kategoritë e propozuara nga Drejtoria për Buxhet e Financa. Pas disa diskutimeve dhe propozimeve kjo pikë është aprovuar me shumicë te votave .
Mjete në vlerë prej 596.769,00 Euro, janë destinuar në këto projekte:
- Lapidari në fshatin Belle 35.000,00 €,
- Shetitorja pjesa e II-të 50.000,00 €,
- Objekti Higjiena kyqjet në rrymë, ujësjellës, kanalizim 20.000,00 €,
- Vija Ferrata 20.000,00 €,
- Mallra shërbime shpenzime operative (kontrata shërbime, obligimet për vetura, derivate dhe obligime tjera nga operatoret 150.389,00 €,
- Mallra dhe shërbime administrata e arsimit pagesa për dru të shkollave 36.380,00 €,
- Mirëmbajtje investive 285.000,00 €.
Pati edhe pyetje për disa çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Deçanit .