Këshilli Komunal për Sigurinë e Bashkësive, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në Komunë është e qetë. Mirëpo, megjithatë janë evidente probleme të cilat janë ngritur si shqetësim i qytetarëve të cilat kërkojnë intervenimin e organeve kompetente që bashkë me qytetarët ti zgjidhin ato.
Njeri ndër problemet evidente u tha të jetë veprimtari e kazinove, të cilat pos në qendrën komunale, veprojnë edhe nëpër disa mjedise të tjera të kësaj komune. Gjithashtu si problem tjetër është ngritur pasiguria e qytetarëve përballë artikujve të ndryshëm ushqimor me afat të skaduar. Derisa Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës dhe Tog.Shpend Berisha, komandant i Stacionit të Policisë, kanë vlerësuar gjendjen e sigurisë të qetë, anëtarët tjerë të këtij Këshilli, kanë alarmuar veprimin e disa kazinove, të cilat sipas tyre për shkak të veprimeve skandaloze, kërkuan edhe që tu vihet dryni. Hana Lekaj Berisha, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Inspeksionit, tha se, sa i përket ushqimeve të skeduara, gjithçka është nën kontrollin e inspeksionit, duke përmendur edhe raste të largimit të këtyre produkteve nga tregu. Ndërkaq nga këtu u mor vendim që ky këshill të ketë edhe anëtar të rin dhe të mblidhet një herë në muaj për të parë sigurinë në komunën e Deçanit .