Rritja e bashkëpunimit në mes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së), Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-ve) dhe Policisë së Kosovës
Kjo ishte tema e cila është diskutuar sot në një tryezë të organizuar nga e OSBE-së konkretisht Sektori për Zhvillimin e Sigurisë në Bashkësi mbështetur nga komuna e Deçanit.
Të pranishëm në këtë tryeze ishin përfaqësuesit i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , Rifat Marmullaku, nga departamenti për siguri publike , Fatmir Limani nga policia e Kosovës , Labinot Sadiku nga MPB, Tog/Sejdi Krasniqi , rreshter Fekë Haklaj, koordinator i KKSB-së ,z.Ismet Kukleci. Zyrtari nga Departamenti për Menaxhim të Emergjencave.,Zyrtari për Komunitete,
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më zhvillimet gjegjësisht të sektorit për zhvillim të sigurive në Bashkësi (KKSB-së) Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-ve) dhe Policisë së Kosovës që të forcoi komunikimin në mëns të këtyre tre aktereve ,me qellim që ky aktivitete të arri rezultatin e dëshiruar dhe të zgjoi interesim gjatë pjesëmarrjes dhe veprimit në të gjitha nivelet si nga nivelin lokal , policin dhe Komunë.
Si teme e veçantë ishte çështja e veprimit të këshillave për siguri lokale ku me ketë raste u informuam se ky është takimi i parë në nivel të Kosovës që do të organizojë 20 seminare nëpër komunat e Kosovës rreth fushëveprimit të këshillave lokal për siguri në bashkësi , ndërsa më këtë kryetari Selmanaj , nder të tjera tha se në si komunë jemi të gatshëm të rrisim nivelin e bashkëpunimit mes policisë dhe këshillave lokale për siguri në bashkësi , mirëpo theksoi se çështja e formimit të KLSB-së është në domenin e policisë por përkrahja dhe bashkëpunimi im do të jetë prezent për fushëveprimin e këtyre mekanizmave.