Duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj mbajti takim publik me Organizatat Joqeveritare (OJQ) që veprojnë në komunën e Deçanit.
Qëllimi i takimit ishte konsultimi rreth përfaqësimit të OJQ-ve lokale në Komisionet dhe Grupet punuese të Kuvendit, në të cilat me ligj parashikohet që pjesë e tyre të jetë edhe një përfaqësues i OJQ-ve, në rastin konkret u debatua rreth dërgimit të një përfaqësuesi të OJQ-ve lokale , në Komisionin për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, Komisionin për ndarjen e bursave për studentë dhe Komisionin për vlerësimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, parcelat nr.1256-0, nr.1256-0 dhe nr.4690-0 Zk Deçan, nga ku edhe dolëm me propozime të emrave për të qenë pjesë e këtye komisioneve.