Në vazhdën e aktiviteteve të shumta sportivë që po mbahen për nder të 24 Marsit, në 16-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe në 15-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-së,nën përkujdesje të kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj ,në bashkëpunim më DKA-në , dhe OJQ -,,JETA’’,në Deçan ,është mbajte turnir në futboll të vogël, ku të pranishme në këtë turnir ishin 8-të, ekipe nga 8-të shkolla të Mesme të Ulëta të komunës së Deçanit.
Në këtë turnir morën pjesë ekipe nga këto shkolla : Deçani,Rastavica, Isniqi, Strellci i Ulët,Irzniqi dhe Strellci i Epërm.
Në ndeshjet e zhvilluara mes shkollave pjesëmarrëset janë nderuar edhe vendin i parë i dytë dhe i tretë.
Vendi i parë i takoi Shkollës F.M.U -,,Dëshmorët e Kombit ‘’-Strellc i Ulët
Vendi i dytë Shkolla F.M.U- ,,Avni Rrustemi’’- Irzniq
Vendi i tretë Shkolla F.M.U- ,,Lidhja e Prizrenit ‘’-Deçan
Epiteti i lojtareve më të mira ju takoi:
Lojtaret më të mira: Shkurte Kamishaj nga shkolla e e M.U Dëshmorët e Kombit Strellc Ulët dhe Dea Likaj nga SH.M.U.,,Lidhja e Prizrenit ‘’ Deçan
Portjerja më e mirë Shpresa Haxhosaj nga F.M.U –Avni Rrustemi’’- Irzniq
Nga këto ekipe të cilat ishin pjesëmarrëse sot në këtë turnirë pritet që të behët përzgjedhja e lojtareve më të mira të cilat do ta përfaqësojnë K.F.F,,Deçani ’’