Në patronatin e Rasim Selmanajt, kryetar i Komunës, të shtunën shahist nga mbarë Kosova kanë mbajtur turnirin memorial në shah “Zeqë Hasi”, i cili për herë të parë ka fituar epitetin e organizimeve tradicionale të këtij klubi, ndër më aktivet në vend. Hapjen solemne të këtij turniri , ku ishin të pranishëm edhe zyrtar komunal, familja Hasaj etj, e ka bërë Jashar Dobraj, kryesues i Asamblesë Komunale. “ Zeqë Hasaj, është një emër i madh si në veprimtarinë patriotike, atë të ndërtimit të institucione dhe kësaj disipline sportive”, ka thënë Dobraj, i cili tutje ka folur edhe për sukseset e shahistëve të kësaj komune, të cilët sivjet kanë marrë edhe përkrahjen e komunës për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Në këtë rast para se të fillojë garat e këtij turniri, për sukseset e këtij klubi, ka folur edhe Imajl Tetaj, kurse anëtar të familjes Hasaj, kanë falënderuar komunën dhe shahistët për mbajtjen “gjallë” të familjarit të tyre.
