Viti 2013-2014 ka qenë një vit I mbarë për ndërtimin e kanaleve të ujitjes për komunën e Deçanit. Brenda kësaj periudhe kohore janë ndërtuar mbi 20 kilometra kanal të ujitjes që u kanë mundësuar banorëve të komunës së Deçanit që të ujitin mbi 1100 hektarë tokë pjellore.
Kryetari I komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtorë sot ka bërë përurimin e kanalit të ujitjes në fshatrat Isniq dhe Carrabreg, poashtu ka inspektuar punimet në kanalet që po ndërtohen ne Strellc të Epërm.I pari i komunës z.Rasim Selmanaj tha se duke u bazuar në këto dinamika investive gjatë këtij mandati besoj se do të arrijmë të ndërtojmë pothuajse të gjitha kanalet e ujitjes në komunën e Deçanit.
Japim një shifër te kanaleve te ndërtuara:
• Kanali Dranoc
• Kanali Deçan – Carrabreg – Prejlep
• Kanali I Gllogjanit ( Gërhotit 1000m )
• Kanali Dubravë – Gramaqel
• Kanali Deçan Isniq – Prapaqan
• Kanali Deçan-Isniq – Dubovikë
• Kanali I Gerhotit , pjesa e dytë (1300m)
• Kanali I Zejnajve –Aliqkajve në Irzinq
• Kanali I Prejlepit (580m) vazhdim
• Kanali I Gështenjës Isniq –Lebushë –Strellc I Ulët ( vazhdim)
Brenda dy viteve të ardhshme mbeten të realizohen dhe 22 kilometra kanal në mënyrë që të përmbushen edhe nevojat tjera të qytetarëve të komunë së Deçanit, mbase deri më tani janë përmbushë 65 % e nevojave të ndërtimit të kanaleve.