Ndonëse mbledhja e Asamblesë Komunale e mbajtur të premten më 24 Qershor 2016, nuk kishte përfunduar në tersi ajo vazhdoi sot prapa aty ku ka mbetur .
5. Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan,
6. Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,
7. Formimi i Këshillit Profesional të Ekspertëve,
8. Të ndryshme.
Në pikën e 5-të të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan, kishte mbetur seanca e kaluar kjo pikë e rendit të ditës është votuar kundër dhënies së pëlqimit për studim fizibilitetit dhe procedura të mëtutjeshme.
Ndërsa në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më
Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardhë për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit, kjo pikë e rendit të ditës ka ngjallë debat nga të gjitha subjektet politike pasi të gjithë dhanë mendimet e tyre është formuar një komision në përbërje të tri subjekteve politike :
1. Faton Lokaj –AAK,
2. Bekë Osmanaj –LDK
3.Agron Demukaj -Ekzekutivi dhe
4.Jashar Dobraj -Kryesues i Asambles Komunale
Ky komision në këtë përbërje do të mbajte takim më banorët e fshatit Lumbardh dhe ditën e mërkurë në ora 12:00, do të sjellë rekomandimet e tyre në seancën e Asamblesë e cila është vazhdimësi e kësaj seance.
Po ashtu në këtë seancë në pikën e rendit të ditës lidhur më Formimin e Këshillit Profesional të Ekspertëve, ky këshill është formuar në këtë përbërje:
1. Imer Thaqi
2. Shkelzen Shehu
3. Nurie Cacaj
4. Agron Demukaj
5. Hyri Dobrunaj
6.Leotrim Haderxhonja
Në këtë senacë e cila ësht vazhdimësi e seancës së dt 24.06.2016 Asambleistët nga radhët e PDK-së Xhevdet Hasanmetaj, Merita Binakaj dhe Blerim Ahmataj, nuk kanë qëndruar gjatë zhvillimit të punimeve e kanë bojkotuar senacën që në fillim të punimeve .
Ndersa emrat për plotësim e dy komisioneve pritet që ti sjellin në në ditët ne vijimë.
Ndryshe kjo seancë do ti vazhdoi punimet edhe ditën e Mërkurë më 29.06.2016 më fillim në ora 12:00