Sot në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt mbledhja e VIII-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e V-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Në praninë e anëtarëve të Kuvendit, mbledhjen e hapi kryesuesi, z.Hajdar Sutaj. Në mbledhjen e sotme të pranishëm ishin edhe disa drejtorë nga drejtoritë në Komunën tonë, perfaqësuesja e OSBE-së, zyrtarë e qytetarë të Komunës, ku u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.
Për rend dite ishin propozuar këto pika:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Statutit të Muzeut në Deçan;
4.Raporti vlerësues i Programit trevjeçar për Banim Social në Komunë 2018-2020 dhe marrja e vendimit për hartimin Programit Komunal për Banim Social 2022-2025;
5.Themelimi i grupit punues për hartimin e Planit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Komunë;
6.Themelimi i grupit për hartimin e Planit për Barazi Gjinore;
7.Themelimi i komisionit për zgjedhjen e Kryetarëve të Këshillave të Fshatrave;
8.Raporti vlerësues për ish PLVM 2012-2017 dhe marrja e vendimit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2022-2026;
9.Të ndryshme.
Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.
Kryesuesi propozoj që në rend dite të futet edhe kërkesa e Valdet Nuraj, për lagjen ”Nuraj” në Strellc, ku u kërkua që një parcellë t’u ipet për varreza, e cila kërkesë edhe u miratua.
U shqyrtua edhe Qarkorja e parë buxhetore, ku në lidhje me këtë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj Dafina Cacaj dha sqarimet e duhura, ajo tregoj që shuma e paraparë nga Qeveria është 12.113.806 euro. Pati diskutime dhe propozime të shumta nga anëtarët e pozitës dhe opozitës në lidhje me Qarkoren buxhetore. U tha që do të mbahen 4 dëgjime publike si dhe u themeluan komisioni për shëndetësi dhe ai për arsim.
Pas diskutimeve për ndryshime, u miratua edhe Statuti i Muzeut të Decanit, ku për sqarime shtesë prezente ishte drejtoresha për Kulturë ,Rini dhe Sport, znj.Leonora Ukëhajdaraj.
Lidhur me pikën e katërt dhe të tetë të rendit të ditës, sqarimet dhe të dhënat e duhura i dha zyrtarja znj.Ajne Ibërhysaj.
Pika e pestë është larguar nga rendi i ditës, sepse parashtruesi i kërkesës nuk ishte prezent.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për Hidrodrinin, u mor vendim që komisioni të takohet dhe të shkojë të shohë nga afër se si qëndron situata me ujë .
Drejtori i Bujqësisë , z.Rifat Stojkaj u përgjigj në lidhje me disa pyetje drejtuar atij në lidhje me kanalet e ujitjes.
Poashtu gjatë këtij takimi u ngrit si shqetësim edhe rritja dhe rreziku nga qentë endacak dhe u fol që të ndërmerren masa në lidhje me këtë dukuri shqetësuese.
Mbledhja e radhës e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.