Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raport nga ZLK-ja;
3. Raport nga Drejtori i QPS- sës për numrin e rasteve sociale nga komunitetit jo shumicë në Komunëm e Deçanit;
4. Të ndryshme:
Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinoviq, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve.
Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji, ska pasur asnje rast të personave të riatdhesuar.
Drejtori i QPS-sës, z. Ali Tahirsylaj theksoj së 30 raste sociale jan momentalisht nga Komuniteti jo shumic.