Me 3 dhe 4 Gusht u mbajt ngjarja më e bukur verore në mbështetje të zhvillimit të turizmit; “Aquafest 2024 – Water Festival” në Deçan.
Gjatë kësaj ngjarjeje u shënuan aktivitete të ndryshme ujore, si Kajakim, Stand Up Paddle, Kite Surfing dhe Scuba Diving; të cilat jo vetëm që ofrojnë një përvojë të veçantë dhe argëtim, por gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor.
Do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera në vazhdimësi, duke shfrytëzuar kështu të gjitha potencialet turistike të qytetit tonë!
Faleminderit Klubit “Aqua” për organizimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim!