Në 15 vjetorin Ditën e Çlirimit të Komunës së Deçanit ,në Deçan, ka qëndruar ,lideri dhe kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj ,ku bashkë më kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , familjarë të dëshmorëve dhe qytetar të shumtë kanë bërë homazhe kanë vendos kurora më lule dhe kanë nderuar Dëshmorët e Kombit.
Kjo ditë na kujton kohën ku ishim para 15 viteve dhe njëkohësisht na motivon që të punojmë më shumë të ecim përpara , tha lideri Haradinaj gjatë vizitës që bëri në institucionin e komunës ku dhe është pritur nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj. Edhe z.Selmanaj ,tha se kjo ditë është e një rendesië të veçantë për të gjithë qytetaret e komunës së Deçanit, të cilët dhanë shumë për çlirimin vendit ,andaj në si Komunë po mundohemi që në dit dhe data të veçanta të kujtojmë kohen ku ishim dhe të ecim tutje në ndërtimin e vendit tonë tha Selmanaj duke shfrytëzuar rastin që të gjithë qytetarëve të komunë së Deçanit të ua uron 16 Qershorin ditën e Çlirimit.