Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 10-të jubile më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” i cili mbahet në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj.
Drejtori i këtij festivali z.Mustafë Ramamaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur ketë edicion, grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptare.
Grupe të shumta kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ketë jubile nga Shqipëria e Jugut e Mesme dhe Veriut, Tirana ,Saranda , Vlora e Gjirokastra ,Shkupi ,Tuzi ,Bajram Curri ,Kruma e Hasit Skenderaj, Prishtina, Hajvalia ,Klina ,Drenasi ,Gjakova, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Grupi i Valleve nga Deçani, Gjakova , dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jen pjesë e këtij festivali në Deçan.
Po ashtu u bë e ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tren .
Nata finale e festivalit do të ndahen edhe shpërblimet nga juria profesionale në ketë jubile të festivalit.