Për nder të 15 qershorit ditës së Dëshmorëve të komunë së Deçanit, kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , i shoqëruar nga stafi i tije politik ,nënkryetari z.Sami Cacaj , të gjitha asambleistet nga të gjitha subjektet politike , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , të prirë nga Kol/ Abdyl Mushkolaj , kanë bërë homazhe dhe kanë vendos kurora më lule në të gjitha varrezat e dëshmorëve dhe të renëve të komunës së Deçanit në të gjitha fshatrat aty ku prehen e shtrat e tyre, për tu ndalur të gjithë së bashku në Kompleksin Memorial të varrezave në Gllogjan, ku janë pritur nga plaku i familjes bacë Hilmi Haradinaj, dhe gjeneral Daut Haradinaj.
Ndonëse kanë kaluar pothuajse 14 vite nga përfundimi i luftës ne ende mbajmë kujtime të freskëta për ata të cilët bashkërisht ishim në vijat e frontit për ti dal në ballë armikut andaj kjo ditë që u dedikohet pikërisht të gjithë dëshmoreve të komunës së Deçanit sa është emocionuese po ashtu edhe krenare. Urojmë që 15 Qershoret tjerë të na gjen më mirë se sot dhe drejt realizimit të aspiratave shekullore bashkimit të trojeve shqiptare.