Nënë përkujdesjen e kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj, të dielën më 29 Mars 2015 , në Kompleksin Memorial ,,Masakra e Belegut’’ , janë bërë homazhe homazhe dhe vendosen kurora më lule në kujtim të dëshmorëve , të rënëve dhe të pa gjeturve të këtij fshati në shënim të 16 vjetorit të asaj dite të tmerrshme ku edhe sot pas 16 viteve nuk dihet fati i të zhdukurve të kësaj masakre të tmerrshme .
Homazhe kanë bërë përfaqësues institucional , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ,familjarë të dëshmorëve të rënëve dhe të zhdukurve të asaj masakre.