Gjatë fundjavës në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, është bërë promovimi i përmbledhjeve poetike, të zonjës Lumturi Plaku nga Saranda e cila jeton dhe krijon ne Parma te Italisë.
I pranishëm në këtë promovim libri ishte kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtorë ,deputet të parlamentit të Kosovës , njerëz te lapsit dhe pendesë dhe dashamirës të fjalës së shkruar .
Në fjalën e tije drejtorin i Drejtoratit për Kulture,Rini dhe Sportz. Faik Doda, tha se ne ndihemi sot të nderuar me prezencën e poetes Lumturi Plaku , e cila ka ardhur nga Italia.
Duke thënë se ju zonja Plaku, sot nuk na nderuat vetëm neve që jemi prezent në këtë sallë , ju nderuat me qindra atdhetarë të Deçanit epiqendrës së Dukagjinit ,që pa mbyllur sytë kishin amanet ,,për një grusht dhe Shqipnije’’ju nderuat vendin e lindjes së Dervish Shaqës e Demush Nezirit , vendlindjen e heronjve Jusuf e Bardhosh Gervalla , ju me prezencën tuaj nderuat vendlindjen e Heroit Luan Haradinaj, dhe heronjve tjerë që lëkunden dhe dridhen kufitë e mallkuar shqiptaro-shqiptar. Kur promovojmë vepra siç është vepra me titull ,,Unë jam shkronjat’’, të poetes Lumturi Plaku , ne jemi të nderuar sepse vet prezenca e autores është shumë domethënëse .
Këtë promovim libri e kanë përshëndetur edhe Shkodran Imeraj,nga Lidhja e historianëve ,,Ali Hadri’’ në Deçan, pastaj poeti i mirënjohur Halil Haxhosaj në emër të shoqatës Kulturo-Artistike “Jusuf Gervalla” te Deçanit ,ka folur Prof.Sali Mazrekaj, kryetari i shoqatës “Përroi i Arbrit” z.Ali Geci , ne emër te te gjitha asociacioneve te femrave te komunës se Deçanit ne ketë promovim libri me një fjalë përshëndetëse e ka nderuar edhe drejtoresha Hane Lekaj- Berisha , pastaj deputetet Teuta Haxhiu e Time Kadrijaj .
Ndërsa në shenjë respekti dhe mirënjohje për prezencën e sajë ne Deçan , ku dhe promovoi librat e sajë Lumturi Plaku , kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, e nderoi me mirënjohje poeten dhe si shenjë miqësie si dhuratë modeste i dhuroi një komplet librave të shkruara nga vet Selmanaj .
E poetja e emocionuar mes rreshtash tha se unë asni herë në jetën time nuk jam ndier më e emocionuar se sot, kur ju me betë një nder të madhe dhe kryetari me nderoi me mirnjohej nuk ka kënaqësi me të madhe për mua , do jem këtu edhe herëve tjera në promovime tjera tha Plaku.