Sot, me nderim dhe përulje, bëmë homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan.
Salih Çekaj, strategu dhe vizionari i luftës për liri, ishte ndër të parët që organizoi rezistencën kundër okupatorit, duke u bërë simbol i vendosmërisë dhe sakrificës për atdhe. Kujtimi i tij do të mbetet përherë i gjallë në historinë e kombit tonë.
Në Gllogjan, nderuam heroin Shefqet Mustafaj, një luftëtar i paepur që dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet simbol i krenarisë dhe qëndresës së palëkundur.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!