Me moton ,, Edhe këta janë si fëmijët tonë ‘’ Aleanca e të Rinjve në Deçan, përkrahur nga kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj , sot kanë shënuar ditën e Autizmit më një aktivitet në qendër të qytetit të Deçanit .
Këta fëmijë meritojnë përkrahje çdo ditë të vitit e jo vetëm më një ditë tha i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, i cili ju bashkua këtij aktiviteti në qendër të qytetit të Deçanit.
Në Shkollën e Mesme të Ulët ,,Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan ekzistojnë një klasë më fëmijë më nevoja të veçanta po ashtu në mesin e tyre ka edhe nxënës më Autizëm .Mësuesja Mihane Dautaj tha se gjatë ter vitit në jemi afër këtyre fëmijëve dukë u munduar që sadopak të ua lehtësojmë më aktivitete të ndryshme .
Ky aktivitet mbanë një simbolikë ku këta fëmijë duhet trajtuar gjatë tërë vitit e jo vetëm një dit në vit !